Pas tre martesash të dështuara dhe shumë lidhje të shkuara keq, Jennifer Lopez rrëfehet për botimin britanik të ELLE se ende nuk ka hequr dorë nga të gjeturit e dashurisë së përjetshme. 45 vjeçarja e veshur me Versace duket e mrekullueshme në fotot e shkrepura nga Txema Yeste në Château de Voisins në Paris. Teksa pyetet për këndvështrimin e saj mbi dashurinë, gjyqtarja e “American Idol”, që veç të tjerash do të publikojë edhe librin “True Love” në 4 Nëntor thotë: “Besoj ende në dashuri. Burri im ideal është diku atje jashtë. Por duhet të punosh që t’a arrish. Duhet të punosh me çdo gjë. Të gjithë e kanë parë se kam bërë gabime. Çdo album i imi flet për dashurinë. Unë nuk do të dorëzohem. Duhet thjesht të gjej se çfarë bëj gabim. Çdo herë që shkon keq, është shumë e vështirë. Lëndohem shumë por duhet të vazhdoj përpara. Më duhet të kutoj se çfarë bëra? Çfarë mund të mësoj nga kjo? Sado të vështira dhe të dhimbshme të jenë gjërat unë dua të besoj se herën tjetër do të ngjitem një shkallë më lart e nëse vazhdoj të eci përpara me jetën time do të mund të gjej të duhurin”.
Urojmë që J.Lo të gjejë princin e ëndrrave, atë të përjetshmin… Deri atëherë të presim se sa do të shkojë numri i dashurive të shkuara keq ☺