Gruaja më e vjetër në botë është meksikane. Leandra Becerra Lumbreras ka lindur në 31 Gusht 1887 dhe mbushi 127 vitet jetë. Ishte 27 vjeç kur plasi Lufta e Parë Botërore dhe ishte në pension kur Mbretëresha Elisabetta II hipi në fron. Zbarkimin në hënë e pa kur ishte 82 vjeç. Por cili është sekreti i saj? “Të ngrënët mirë, të fjeturit gjatë dhe të mos martuarit”,- ka rrëfyer familja e të moshuarës. Zonja Lumbreras ka treguar se ka luftuar në 1920-1917 në revolucionin meksikam si lidere e “Adelitas”, gratë që shkonin me burrat e tyre në front. Ish rrobaqepësja që tashmë jeton në qytetin Zapopan, ka përcjellë nga kjo jetë 5 fëmijë dhe shumë prej 20 nipërve e mbesave të saj (i fundit vdiq në 2013-ën në moshën 90 vjeçare). Gruaja ka edhe 73 stërnipër dhe 55 stër-stër-nipër.

Autoritetet meksikane janë duke u përpjekur që t’i sigurojnë Zonjës një çertifikatë të re lindjeje, duke qenë se e ka humbur 40 vite më parë gjatë një zhvendosjeje në shtëpi të re. Mbesa Miriam Alvear ka deklaruar për meksikanen EL HORIZONTE se edhe pse gjyshja është e shurdhër shpesh është e kthjellët dhe argëton familjen e saj me historitë e rinisë. Tre kanë qenë dashuritë më të mëdha të jetës së saj, njëra prej të cilave me Margarito Maldonado, një lider i famshëm revolucionalist.

Advertisement