Uma Thurman martohet?

Aktorja së bashku me të fejuarin multimilioner Arpad Busson fluturuan për në Eleuthera, një nga ishujt në Bahamas. Çifti është duke qëndruar në një resort luksoz, i cili u kërkon njerëzve 48 orë qëndrim, në mënyrë që të fitojnë të drejtën e një license martese. Uma dhe Arpad shpallën fejesën qershorin e kaluar e me këtë rast Arpad i dhuroi të dashurës një unazë me diamant 8 karatësh.

Advertisement