Fatmirësisht ka marrë vetëm disa plagë të lehta. Liz Rosenberg, zëdhënësja e këngëtares sqaroi se kali është trembur në momentin kur një paparazz që donte të fotografonte Madonnën ka dalë papritur nga një shkurre. 50-vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin e Southampton dhe rezultoi me hematoma të vogla. Pasi ka marrë ndihmën e mjekëve ajo është larguar, por do të mbahet nën vëzhgimt. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që këngëtarja rrëzohet. Ajo ka rënë nga kali edhe një herë tjetër në vitin 2005 në Angli, ku pësoi disa fraktura.
Madonna rrëzohet nga kali
Friday, December 5, 2025
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


