Tiranë | Lame: 45 mijë dosje të paplota

Kyetari i ALUIZNI-t, Artan Lame, deklaroi sot se janë 45 mijë dosje të mbartura në të cilat rezultojnë vetëm faturat dhe asnjë domumentacion e matje në terren”.

Në një konferencë për shtyp, kreu i ALUIZNI-t, Lame theksoi se “dosjet janë të paplota, pasi kanë vetëm faturat që kanë paguar qytetarët dhe asnjë dokument tjetër, sepse nuk u është bërë asnjë veprim tjetër qytetarëve dhe kjo krijon reagim nga qytetarët e tjerë, të cilët thonë se ne kemi paguar pse nuk mbarojmë punë. Qytetarëve u janë mbledhur paratë dhe nuk u është bërë asnjë lloj shërbimi”. Lame i bëri thirrje qyetarëve që kanë një dosje të tillë të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t dhe do u ribëhen matjet pa paguar asnjë gjë shtesë. “Këto dosje do të fillojnë nga fillimi. Mungesa totale e përgjegjshmërisë së qeverisë së shkuar sidomos në 2013, kur u thuhej paguani faturat për letrat. Shohim e bëjmë na kanë vënë në këtë situatë. U bëjmë thirrje qytetarëve të vijnë dhe ta pranojnë këtë situatë. Do bëhen matjet, sepse nuk ka asnjë letër”, nënvizoi Lame. Këto ditë, vijoi Lame, në sportelet tona në gjitha qytetet e vendit dhe të gjitha qarqet e vendit po përballojnë një fluks të paimagjinueshëm qytetarësh , të cilët kërkojnë të ndjekin mbarëvajtjen e dosjeve të tyre, apo të aplikojnë për legalizimin e banesave. “Duke patur parasysh edhe këtë javën që kaloi qeveria miratoi një shtesë tjetër personeli për të gjitha drejtorirë rajonale të ALUZINI-t në të gjithë territorin për ta çuar më tej shërbimin ndaj qytetarëve. Ndaj përfitoj për t’i bërë thirrje qytetarëve që të presin ekipet e ALUIZNI-t, të cilët do të trokasin derë më derë në shtëpitë dhe zonat informale”, tha Lame duke shtuar se drejtorirë rajonale të ALUIZNI-t në të gjithë vendin tashmë kanë marrë edhe formularin mbi bazën e të cilit do të mirëpriten edhe kërkesat e qytetarëve për të aplikuar në zonat informale. Sipas tij, mbi bazën e këtij formulari ka filluar dhe do të vazhdojë edhe në vijim të bëhen aplikimet edhe për ato objekte , të cilat përfitojnë rishtazi nga ndryshimet dhe përfshirjet e kategorive te tjera në ligjin e legalizimeve, kategori të cilat ishin jashtë deri më sot pa përfituar.”Në qeveri është dërguar projekt vendimi mbi bazën e të cilit do të përcaktohen çmimet për të cilat duhet të paguhet parcela ndërtimore, aty ku qytetarët duhet ta paguajnë dhe siç e kemi thënë aty ku trualli është i tyre qyetarët nuk do të paguajnë asgjë”, sqaroi Lame. Kreu i ALUIZNI-t tha se “pas riorganizimit të ALUIZNI-t procesi i ndarjes së ekipeve tona në terren riflloi në 1 mars të këtij viti , gajtë kësaj periudhe katër mujore ekipet tona në terren kanë azhornuar 20 400 objeket dhe kanë përgatitur dokumentacionin e plotë për 17 mijë prej tyre.Kujtoj që PD-së iu deshën 8 vjet për të dhenë 21 800 leje legalizimi. Kjo është ajio që kemi bërë ne në katër muaj, 20 400 objekte të matura në terren. Të gjithë këta qytetarë presin miratimin e kësaj VKM për çmimet e truallit dhe për përllogaritjet e zbritjeve nga të cilat përfitojnë për të përfunduar pastaj gjithë procesin e legalizimit”.

Advertisement