Pas publikimit të albumit të saj më të ri “A.K.A.” Jennifer Lopez dhuroi një performancë elektrizuese për “Good Morning America” dhe serinë e koncerteve të tyre verore. Artistja këndoi disa nga këngët e saj të reja dhe një nga hitet e mëparshme. 44 vjeçarja në fillim erdhi në skenë e mbajtur nga disa meshkuj të palestruar e më pas vijoi me lëvizjet e saj seksi teksa këndonte “Booty”, “First Love” dhe “On the Floor”. Jenny ka folur me drejtuesit e programit edhe për librin e saj të ardhshëm “True Love”. Ja tek e keni performancën dhe intervistën e plotë të artistes. Shikim të këndshëm.
[youtube=http://youtu.be/uzh9AG-hE8Y&showinfo=0&rel=0]