Artsitja Mary J. Blige vëzhgohet nga disa mjekë me përparëse të bardha, pas përjetimit të një eksperience të dhimbshme dashurie. Kjo është situata e fiksuar në videon e singëllit të ri “Suitcase”. Kjo këngë është pjesë e kolonës zanore të “Think Like A Man Too”, film i cili është renditut në krye të box-office këtë fundjavë me arkëtime rreth 30 milion $. Me regji të Mike Ho, në këtë video shfaqet edhe aktori Christian Keyes si ish i dashuri i artistes.
A thoni të jetë kjo videoja më e mirë e Mary-t që prej kohëve të hitit “Be Without You”? Shikojeni dhe gjykoni.
[youtube=http://youtu.be/Hgaad9UEYoY&showinfo=0&rel=0]