Tiranë | Studentët në protestë për draftin e reformës në Arsimin e Lartë

Ashtu siç kishin paralajmëruar, studentët zhvilluan sot përpara kryeministrisë një protestë duke kundërshtuar  draftin e  Ministrisë së Arsimit për reformën në Arsimin e Lartë. Ndër kërkesat e tyre të shprehura në protestë, ata kundërtojnë veçanërisht çështjen e financimeve të Universiteteve shtetërore dhe private sikurse edhe rritjen e tarifës së shkollimit, duke pohuar se arsimimi i tyre nuk mund të shihet si biznes, por një vatër dijeje. “Reformimi i arsimit të lartë është e drejtë dhe detyrë e Universitarëve, pra e studentëve dhe e pedagogëve si aktorët themelues të Universitetit” janë shprehur organizatorët e marshimit duke theksuar se “ne duam të hapim mundësinë për një reformë serioze të Arsimit të Lartë, ç’ka duhet të nisë nga kushtet e jetesës dhe kushtet e studimevedhe e drejta dhe detyra e qeverisë është t’a mbështesë një reformë të tillë”.

Advertisement