Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri u shpreh se qeveria po punon për ta kthyer sektorin e energjitikës në faktor zhvillimi dhe për të siguruar energji me çmim të pranueshëm për konksumatorët. I pranishëm në “Tryezën e donatorëve 2014, për sektorin e energjisë në Shqipëri”, Ministri Gjiknuri tha se, “energjia është faktor kryesor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, por sot energjitika ka performancë të dobë dhe aktualisht kostot e energjisë po i përballon buxheti i shtetit”. Kreu i energjitikës nënvizoi se, në prioritet të dikasterit që ai drejton është futja e KESH-it, në efiçensë të plotë, ndërsa ka nisur puna për të gjetur mundësinë më të mirë të mundshme për një kosto të energjisë në nivele optimale. Ministri tha se priroritet është ndalimi i abuzimit me energjinë dhe për këtë nënvizoi ai, po merren masa administrative dhe ligjore kundër abuzimit. Ministri Gjiknuri theksoi se, rëndësi të vecantë po kushtohet edhe hartimit të ligjit për energjinë e rinovueshme.