Tiranë | Basha sot në takimin e PPE në Bruksel

Foto Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të marrë pjesë sot në konferencën e katërt “Ballkani Perëndimor: Nga stabilizimi në asociim“, organizuar në Bruksel nga grupi parlamentar i PPE-së në Parlamentin Europan. Në këtë konferencë, do të diskutohet me liderë politikë nga vendet e rajonit për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e secilit vend për anëtarësim në BE. Konferenca do të drejtohet nga Joseph DAUL, Kryetar i Grupit të PPE-së në Parlamentin Europian dhe President i PPE-së. Ndër diskutantët kryesorë do të jenë Eduard Kukan, Kryetar i delegacionit për Marrëdhëniet me Shqipërinë, Bonjën-Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën në Parlamentin Europian, Riccardo Migliori, OSBE, Këshilltar i posaçëm, ish-kryetari i Asamblesë të OSBE-së, Gunnar Hökmark, Zv. Kryetar i grupit të PPE –së në Parlamentin Europian, Kryetar i grupit te PPE në grupin e punës për zgjerimin e BE-së etj.

Advertisement