Drejtori për Çështjet e Europës Jug-Qëndrore në DASH, Jonathan Moore, i bëri thirrje palëve politike të dialogojnë, pavarësisht statusit të Bashkimit Evropian në qershor. Gjatë punimeve të konferencës së parë ndërkombëtare me temë “Bashkëpunimi transatlantik për paqe dhe siguri në Ballkan: axhenda shqiptare për integrimin në BE dhe në NATO”, Moore tha se, “Shqipëria duhet të plotësojë të gjitha rekomandimet, të punoni dhe të flisni së bashku për të marrë statusin e vendit kandidat, pasi kjo është mjaft e rëndësishme”. “Shqipëria duhet të fokusohet tek reformat”, u shpreh Moore, duke shtuar se “Ka qenë një punë e përbashkët anëtarësimi i Shqipërisë para 5 vitesh në NATO i Parlamentit”. Në fjalën e tij, Moore vuri theksin tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimine BE-së, duke e sjellë si një shembull për një dialog edhe mes partive politike në Shqipëri. Moore, theksoi mbështetjen e SHBA-ve për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke nënvizuar domosdoshmërinë e përmirësimit të jetës së shqiptarëve.