Tiranë | Beqaj: Kontrolli shëndetësor bazë, falas për moshat 40-65 vjeç

Qytetarët shqiptarë që i përkasin grupmoshës 40-65 vjeç, do të mund të përfitojnë falas kontrollin mjekësor bazë, një herë në vit. Lajmin e konfirmoi Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, gjatë një deklarate për shtyp nga Kryeministria. Siç informoi ministri Beqaj, kontrolli mjekësor për këtë kategori, do të mundësohet financiarisht nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Paketa e kontrollit bazë përmbam vlerësim, këshillim, trajtim dhe ndjekje të stilit të jetesës, ndjeke, vlerësim dhe matje të parametrave fiziologjik dhe matje, vlerësim dhe trajtim të parametrave biokimik. Kontrolli do të realizohet nëpërmjet të gjitha Qendrave të Kujdesit Shëndetësor në vend. Gjithashtu Vendimi i Qeverisë ka përcaktuar se ky aktivitet të realizohet në bashkëpunim edhe me operatorët privat patner, sipas ligjit për koncensionet. Beqaj tha se me qëllim sensibilizimin e të gjithë qytetarëve rezident në Shqipëri, që i përkasin kategorisë në fjalë, Qeveria ka parashikuar që, këtij program t’i paraprihet me një fushatë intensive komunikimi me publikun.

Advertisement