Ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri paralajmëroi reformë thelbësore në sektorin e energjisë, sektor për të cilin tha ai, po nuk u ndërmorën reforma do të shkojë në një gjendje shumë të keqe. “Duhen ndërmarrë reforma, pasi nëse nuk ndërmerren, sektori energjetik mund të shkojë në një gjendje shumë të keqe. Kemi trashëguar një situatë të rëndë”, deklaroi Gjiknuri në forumin e organizuar nga Dhoma Italiane e Tregtisё dhe Kёshilli Ekonomik Kombёtar, me mbёshtetjen e Bankёs Evropiane pёr Rindёrtim dhe Zhvillim. Duke vënë theksin tek investimet e qëndrueshme në këtë sektor, kreu i MIE, u shpreh se “ëndrra, Shqipëria një superfuqi energjitike gënjen njerëzit, i bën ata të vërsulen drejt investimeve që nuk janë të qëndrueshme”. Edhe pse ai siguroi se guximi dhe risku i investitorëve do të meret parasysh, ministri tha se duhet ristrukturuar marrëdhënia me prodhuesit, për të shmangur defi]itet e mëdha publike që po përballohen nga taksapaguesit shqiptar. Duke u ndalur në ligjin “për energjinë e rinovueshme”, që u shty në Parlament, ministri Gjiknuri bëri të ditur se ai ligj kishte mangësi dhe se do të rishikohej. Sipas tij, qëllimi i vërtetë që u bë shtyrja është për të fituar kohë në mënyrë që të dialogohet dhe të gjejmë zgjidhje që i përshtaten stadit aktual të investimeve në këtë sektor. “Modeli në Shqipëri në lidhje me çmimet për energjinë për HEC-et private duhet ripar. Nuk e kam përgjigjen e gatshme dhe asnjë zgjidhje nuk do të jetë pa dialogun me ju”, deklaroi ministri. Sipas tij, do të meren modele që i përshtaten vlerës së investimeve tuaja edhe nevojave që ka sektori energjitik shqiptar.

Advertisement