Ofendimet në rrjet i marrin jetën

Charlotte Dawson

Charlotte Dawson, ish modelja australiane ka vrarë veten në banesën e saj në Sydney të shtunën në mbrëmje. Sipas raportimeve të policisë modelja ka konsumuar ilaçe të ndryshme me alkol. Pak para se të ndërronte jetë Charlotte kishte lënë një shënim në profilin e saj në Twitter: “Ju fituat”. Ylli 44 vjeçar me origjinë nga Zelanda e re, e njohur me emisionin televiziv “Australian’s Next Top Model” vuante prej kohësh nga depresioni. Ish modelja ishte bërë viktimë e ngacmimeve kibernetike dhe vetëm pak orë përpara se t’i jepte fund jetës, ishte bombarduar me mesazhe të rënda ofenduese në rrjetet sociale.

I shfaqur kohët e fundit si problem, por një fenomen tashmë në rritje, krimi kibernetik po vendoset gjithmonë e më tepër në vëmendjen e autoriteteve në të gjithë botën. Ja dhe disa nga mesazhet ofenduese që ju dërguan Charlotte-s natën fatale…

Advertisement