Tiranë | Ministria e Kulturës, shpall konkurs për 6 Drejtoritë Rajonale të Kulturës

Në faqen e MK-së online janë shpallur konkurset për Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër, Vlorë, Korçë, Durrës, Berat dhe Gjirokastër. Një nga pikat që ka shumë vëmendje në punën që po bën MK, është riorganizimi i Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare, të cilat janë të parat që merren me trashëgiminë kulturore në terren. Riorganizimi që do të ndodhë gjatë këtij viti, përkon me faktin se nga 9 Drejtori Rajonale të Kulturës Kombëtare që janë nën varësi të MK, do të jenë vetëm 6 të tilla, ku rritja e buxhetit do të jetë në zërat që do të garantojnë mirëmbajtje dhe mirëmenaxhim të vazhdueshëm të monumenteve. Kandidatët që do të marrin pjesë në konkurs duhet të paraqesin një platforme për menaxhimin territoriali të Trashëgimisë Kulturore të zonës në juridiksion te saj. Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 14 shkurt pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.

Advertisement