Tiranë | Prokuroria dorëzon në gjykatë dosjen ndaj kryebashkiakut Mziu

Mbyllen hetimet në ngarkim të Kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i akuzuar për abuzim me detyrën. Lajmi u bë i ditur nga burime të Prokuorisë së Tiranës, te cilat pohuan se, çështja ndaj Kryebashkiakut Mziu iu përcoll Gjykatës së Tiranës për shqyrtim gjyqësor. Procesi ndaj tij pritet të nisë së shpejti. Veç Mziut, si të akuzuar në këtë dosje janë dhe drejtori juridik i Bashkisë Kamëz , Altis Hoti dhe Shefi i Tatimeve pranë kësaj bashkie, Bujar Loshi. Nga tre te akuzuarit, vetem juristi Altis Hoti, është hetuar me masë arresti. Ndërsa Mziu dhe Loshi janë hetuar me masën e “detyrimit me paraqitje pranë organeve të rendi”.

Advertisement