Tiranë | Basha: Hetim skandalit të tatimeve, komision hetimor për lëvizjet në Polici

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, se ndërhyrja në serverin e tatimeve është një akt i paprecedentë. Sipas kreut të PD-së, “shteti vdes kur sulmohet dhe bastiset nga brenda nga vetë qeveritarët. Vjedhja e të dhënave në drejtorinë e tatimeve, nga një grup i organizuar i dyshes Rama-Meta, ngre pikëpyetje të qëllimeve që duhen zbardhur patjetër”. Basha u shpreh se inkurajon Prokurorinë që t’i shkojë deri në fund hetimit për fshirjen e të dhënave nga sistemi i tatimeve të cilin e cilësoi si megaskandal. Gjithashtu Basha ka njoftuar se Partia Demokratike do të depozitojë këtë javë në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për shkeljen e legjislacionit për shkarkimet, transferimet dhe emërimet në policinë e shtetit dhe për efektet që kanë ato në rendin dhe sigurinë.

Advertisement