Mel Gibson drejt divorcit

Kërkesa për divorc u paraqit në Gjykatën e Lartë të Los Angelosit të premten në 10 Prill. Fotografitë që shkaktuan këtë veprim, tregonin Mel Gibson duke u puthur me këtë vajzë ruse me emrin Oksana. Thuhet se dy të dashurit ishin afruar akoma më teper në sheshxhirimin e filmit “Edge of Darkness”, por Mel një katolik i devotshëm i ka mohuar gjithnjë zërat për këtë lidhje jashtëmartesore. Mel dhe Robyn kanë 7 fëmijë së bashku. Në një deklaratë për shtyp të dhënë dje, thuhej se pamvarësisht ndarjes dhe divorcit protagonistët do të përpiqen të ruajnë integritetin dhe privatësinë e familjes së tyre.

Advertisement