Komisioni i Edukimit dhe Medias miratoi të mërkurën nisjen e procedurave për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Sipas nënkryetarit të këtij komisioni, Alfred Peza,i cili drejtoi këtë mbledhje të rradhës, “Mandatet e anëtarëve të Këshillit të RTSH kanë përfunduar. Në këto kushte ka vakancë për të gjithë anëtarët e tij. Do të jenë 40 kandidatura për 10 vende vakante”, tha ai. Gjithashtu Peza infrormoi se, “do të ketë tryezë për të konsultuar kandidatët me të gjithë aktorët dhe Komisioni i medias fton të gjitha shoqatat të sjellin kandidatët për anëtar dhe kryetar”. Ndërkohë nga Këshilli Drejtues i RTSH do të zgjidhet më pas dhe drejtori i Radio Televizionit Shqiptar. Më miratimin e të gjithë anëtarëve të pranishëm të Komisionit të medias, u morërn 2 vendime për shpalljen e vendeve vakante. Në mbështetje të Nenit 94, pika 2 të ligjit “Për Median Audiovizuale”, shpallen 10 vende vakante për anëtarët e KD të RTSH. Ndërkohë në mbështetje të Nenit 95, pika 2 të po këtij ligji, shpallet vendi vakant për Kryetarin e KD të RTSH. Ndërsa diskutimet vendimet mbi Autoritetin e Mediave e Audiovizuale AMA, do të zhvillohen në mbledhjen e rradhës së Komisionit. Edhe në këtë mbledhje opozita nuk ishte e pranishme, duke vazhduar bojkotin e punimeve parlamentare.