“Zor se gjendet në Shqipërinë e rrënimit ku rrënimi të jetë më i prekshëm sesa shëndetësia. Sot fatkeqësisht gjendet një shëmbëlltyrë e degradimit të shtetit shqiptar sesa ky spital që mund të quhet një nga gjendrat tumorale të kancerit të korrupsionit”, deklaroi sot Kryeministri, Edi Rama nga QSUT, në një takim, me mjeke dhe infemierë të qëndrës spitalore “Nënë Tereza”. Pasi përshkoi gjendjen e dikurshme të këtij spitali, i rrethuar me hije pishash, njerëz që lëviznin në këmbë dhe me korridore ku kishte vetëm pastërti, Rama tha se “sot spitali ngjan më pak si spital se atëherë”. Duke vënë në dukje se kjo është hapësira ku referohen të gjithë, si ata të sektorit, por dhe për qytetarët në momentin kur flitet për shëndetin, Kreu i Ekzekutivt nënvizoi se, “sot, me plot gojën mund të quhet një nga gjëndrat më të rënda të tumorit të korrupsionit”. “Në këtë spital ka rënë sistemi, madje ka rënë i gjithë shteti. Prandaj dhe ka rënë përtokë edhe imuniteti nga korrupsioni që ushqehet me gjakun e të sëmurëve dhe të familjevetë tyre”, deklaroi shefi i qeverisë. Sot, tha Rama, nuk mungojnë aparaturat ndërsa shtoi se, “një shëndetësi e sëmurë është mallikimi më i madh për njerëzit e një vendi”. “Detyrime të prapambetura në të gjithë sistemin shëndetësor, që sot janë pjesë e malit të borxhit prej 30 milionë dollarë dhe nga këto 22 milionë i ka ky spital”, deklaroi sot Kryeministri, Edi Rama. Rama tha se, “430 mijë dollarë ilaçe të skaduara vetëm në një vit, 6 milionë dollarë aparatura të reja jashtë përdorimit, gjysmat të prishura dhe gjysmat që nuk janë vënë akoma në punë. 100 njerëz të punësuar me kontrata në fushatë që t’u marrin votën familjarëve, 29 bare dhe resorante brenda godinave të spitalit pa llogaritur tezgat, parkingjet, pazaret në oborre e siptale, duhan dhe alkool gjithandej”. Sipas tij, pavarësisht se sa shumë parash janë derdhur në këto 22 vite, për ta bërë të duket spital, ky nuk është spital. Por, nënvizoi Rama, detyrime të prapambetura të furnizuesve të barnave apo të shërbimeve të ndryshme, në gjithë sistemin shëndetësor, 22 milionë dollarë i ka ky spital që ne do i shlyejmë me patjetër, ndërsa nënvizoi “pa u llogaritur paisjet 3.3 milionë që nuk jaë në gjëndje pune dhe 2.7 që janë prishur, dhe pallogaritu gjithë ato para që prakikisht i ka marrë lumi për shkak se barnat janë skaduar”. Duke vënë në dukje se ky spital nuk ka nevojë për më shumë lekë, por për një tjetër sistem, Rama tha se, “ne do i lajmë këto borxhe menjëherë, ky është prioriteti më emergjent që QSUT, të hyjë në një sezon të ri pa borxhe”. Më tej, Rama tha se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit mes qeverisë dhe bluzave të bardha do të bënte të mundur shërimin e sistemit shëndetësor nga tumori i korrupsionit. “S`mund të ketë partneritet të një qeverie që nuk ka vizion dhe përkushtim. Ne kemi parë shfaqje shumë të shëmtuara në të kaluarën, mjekë të arrestuar me çimka, deklarata për luftë kundër korrupsionit të kthyer në gjueti shtrigash, hapësira spitalesh të mbushur me spiunë. Po kjo nuk është rruga për të shëruar tumorin e madh të kancerit të korrupsionit”, u shpreh ai. Kreu i Ekzekutivit tha se, “ne këtë tumor mund ta shërojmë nëse përcaktojmë diagnozën e duhur dhe marrim të gjitha hapat për ta kryer këtë shërim edhe nëpërmjet operacionit të duarve që do të thotë duke modernizuar sistemin që sot nuk garanton mjekun, personelin shëndetësor, publikun, nuk garanton efektivitetin dhe transparencën”. Kryeministri Edi Rama e konsideroi emergjente hartimin e një kodi të etikës ndërsa të domosdoshëm modernizmin e sistemit shëndetësor sipas standardeve bashkëkohore. Rama tha se “këtu marrëdhënia mes mjekëve dhe personelit shëndetësor dhe administratës nga ana tjetër, është inekzistente dhe kjo shkon e shkarkohet tek pacientët dhe tek familjarët që i drejtohen spitalit”. “S’ka asnjë asnjë lloj formalizimi, koordinimi ku radha është sfilitëse, paguhet për të këpërcyer radhën, e hap derën kush të mundet, ndërsa shumë të tjerë as nuk munden dhe as kanë mundësi ta hapin derën. Komunikimi me qytetarët dhe pacientët, duhet të bazohet te një kod etik që duhet hartuar me shpejtësi në përputhje me standardet bashkëkohore”, deklaroi Kryeministri Rama. Më tej, shefi i qeverisë tha se, “midis administratës së spitalit dhe trupës mjekësore, duhet të ketë dialog, përgjegjësi reciproke sikundër mes qeverisë dhe këtij spitali edhe i gjithë shërbimi shëndetësot duhet të ketë dialog dhe përgjegjësi reciproke për të patur partneritet”. Kreu i Ekzekutivit bëri të ditur gjithashtu se së shpejti do të nisë puna për autonominë spitalore. “Do të nisim punën drejt autonomisë spitalore. Deri më sot sistemi ka mbetur në mes, mes një shteti padron që është përpjekur t’i bëjë të gjitha vetë dhe një trupe shëndetësore që ka bërë atë që ka ditur. Dua t`ju siguroj se ne do të fillojmë hap pas hapi realizimin e programit tonë. Une e di që programi ka mbështetje, por edhe skepticizëm. E di që skepticizmi është i argumentuar, por ne mendojmë që Shqipëria nuk mund të vazhdojë me këtë sistem shëndetësor, pasi ky sistem ka dështuar”, nëvizoi Rama. Gjithashtu, Kryeministri deklaroi se në fillim të vitit tjetër do të fillojë puna për uljen e çmimit të barnave. “Nuk do të pranojmë më të blejmë për spitalet barna që shiten sa frëngu pulën. Nuk do të lejojmë që në Shqipëri të shiten barna 3 herë më shumë se në vendet e origjinës. Do ta heqim TVSH-në prej 10 përqind mbi ilaçet që në paketën e parë fiskale, pasi është pjesë e kësaj nevoje për të ulur çmimin e barnave. Me rëndësi është të ecim përpara për vendosjen e dosjes klinike për të shkuar drejt autonomisë spitalore”, deklaroi ai. Rama tha se një orë e më pare duhet të vendosim bashkarisht për harmonizimin e shërbimit spitalor, për të pasur një gjeneratë tjetër. “Ne duam të hapim një dialog për universitetin mjekësor. Nuk kemi një recetë për këtë. QSUT-ja është mision i përbashkët dhe detyrim i përbashkët dhe ajo mund të rimëkëmbet vetëm nëpërmjet dialogut dhe partneritetit me ju”, përfundoi Kryeministri Rama.