“Diskutuam se si të zhvillohemi më shpejt, të lëvizim më shpejt me një Kosovë dhe një Shqipëri të pavarur, me vlera dhe identitet evropian, ashtu sic dhe jemi”, ka deklaruar Sejdiu. Presidenti Sejdiu gjithashtu ka rikonfirmuar miqësinë mes dy vëndeve si dhe ka përshëndetur sërish anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ndërkohë mbreti Leka Zogu i Parë, i cili ndodhet në Prishtinë për një vizitë disa ditore, ka falenderuar presidentin Sejdiu për pritjen dhe ka theksuar “miqësinë e përhershme të dy shteteve që po shkojnë drejt së njëjtës rrugë”.