Tiranë | Kryeministri Berisha jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet

Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike, deklaroi në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, se tani kur po përfundon procesi i numërimit të fletëve të votimit pranon rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. “Duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve uroj kundërshtarin tim”, tha Berisha. Kryeministri deklaroi se “përgjegjësia për humbjen në këto zgjedhje bie vetëm mbi Sali Berishën, ndaj dhe deklaroj dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PD, duke mbetur një anëtar i thjeshtë i kësaj force politike”. “Në përputhje me Kushtetutën e vendit deri në fillim të muajit shtator do të vazhdoj të punoj me përkushtim të madh për projektin e Shqipërisë së zhvilluar dhe në përputhje me statutin e PD-së do të organizoj zgjedhjet e lidershipit të ri në PD”, tha Berisha.

Advertisement