Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar se, “norma bazë e interesit për lekun mbetet e pandryshuar në nivelin 3.75% dhe treguesit ekonomik nuk kanë ndryshuar projeksionet e BSH-së për rritjen ekonomike, që parashikohet të jetë sa ajo në vitin e kaluar”. Guvernatori Fullani tha se, “rritja ekonomike është në momentin kur nuk janë shfrytëzuar në mënyrë maksimale kapitalet vendase. Ndërsa inflacioni vjetor shënon 2.1% dhe impakti i tregtisë së jashtme ngushtoi deficitin buxhetor në 5,3% . Duke u bazuar në analizën më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, Guvertatori vuri theksin se, Banka e Shqipërisë tërheq edhe njëherë vëmendjen për rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave fiskalë dhe kontrollin e defiçitit dhe borxhit publik në nivele të përballueshme e të padëmshëm për ekonominë shqiptare”.