Shkodër | Meta: ekonomia plot mjegull

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka zhvilluar në Shkodër një bashkëbisedim me biznesmenë, sipërmarrës të njohur si dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të biznesit. “Biznesi është dhe duhet të jetë një partner shumë i fuqishëm i qeverisë, për të çuar para të gjitha reformat si edhe integrimin evropian sepse pa një ekonomi e sipërmarrje të zhvilluar, që di të konkurrojë denjësisht në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare, integrimi evropian është një projekt i dështuar”, tha Meta. Sipas tij, situata ekonomike është plot mjegull rreth e qark. “Kjo shprehet sidomos në rënien e dërgesave të emigrantëve tanë, të cilat kanë pësuar një rënie drastike”, u shpreh Meta, duke shtuar se “për ne është imediate që përpara se të diskutojmë për taksat, të diskutojmë dhe të angazhohemi për një model të ri ekonomik, i cili bazohet jo thjesht tek konsumi”. Ai tha se një ekonomi që jo vetëm prodhon, por edhe eksporton, është rruga më e sigurt për një ekonomi kombëtare të qëndrueshme dhe njëkohësisht edhe për një punësim të qëndrueshëm.

Advertisement