Shkodër | Rama: do të japim certifikatat e tokës

“Në 23 qershor me votën tuaj, do të marrim përsipër ta nxjerrim këtë vend nga varfëria, do marrim përsipër ta ndalim rrënimin dhe ta ndalim papunësinë, duke filluar punën për punësimin real të njerëzve”, deklaroi Kreu i PS-së, Edi Rama, në takimin elektoral të zhvilluar në Bushat të Shkodrës. Duke prezantuar programin e opozitës, Rama tha se “kemi një program për t’i dhënë mundësi çdokujt që jeton me tokën që të marrë certifikatën e tokës”. Ai tha se “do ta heqim akcizën e naftës, do ta heqim taksën e qarkullimit të naftës, do të investojmë 160 milionë dollarë për ujin në parcelë. Do të çojmë ujin në çdo parcelë dhe njëkohësisht do të rindërtojmë sistemin e kullimit që toka të mos përmbytet më”. Rama deklaroi se “në 23 qershor me votën tuaj ne do ta bëjmë shëndetësinë falas miqtë e mi dhe shëndetësia do jetë në dispozicion të çdo shqiptari”.

Advertisement