Tashmë edhe Taylor provokon

E bukur dhe provokuese, Taylor Swift ka treguar një pamje mjaft provokuese në Washington në “Red Tour”. Në skenën e Verizon Center, këngëtarja country kish veshur një body të zi të hapur dhe çizme të zeza lëkure. Performanca e saj ka magjepsur publikun me një skenografi të rrethuar nga balerinët të mbuluar me maska në fytyrë. Në këtë spektakël (pjesë e një turi të gjatë të Swift në SHBA), ranë në sy disa elementë të rinj midis të cilëve rrëshqitjet në skenë dhe disa lëvizje të paprovuara më parë. E shoqëruar nga një trupë balerinësh meshkujsh, artistja u përfshi në disa kërcime sensuale teksa luante vetë në piano disa prej pjesëve më të spikatura të këngëve të saj.

Advertisement