Aktorja dhe këngëtarja Miley Cyrus ka zbuluar aksidentalisht në Twitter se është shpallur femra më seksi e vitit nga Maxim. Ajo ka postuar menjëherë mesazhin: “Jam shumë e lumtur që jam vlerësuar si femra më seksi e vitit nga “Maxim”. Miley është shprehur me krenari se është në krye të listës së nxjerrë nga revista “Maxim”, duke i marrë kështu kurorën modeles izraelite Bar Rafaeli. Duket se konkurrenca është bërë e ashpër mes yjeve të ekranit që janë renditur ne listën e 100 femrave më seksi të vitit. Kjo arritje nuk është pak për Miley-n duke pasur parasysh se Bar është një ndër modelet më të kërkuara në botën e modës.
Së fundmi Miley është komentuar edhe për setin fotografik ku shfaqej më seksi dhe provokuese se kurrë më parë. Shihni pakëz më poshtë… E meriton titullin si femër seksi apo jo?