Tiranë | Presidenti Nishani dekreton ndryshimet në qeveri

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi mbrëmë ndryshimet e disa ministrave në kabinetin qeveritar. Kështu Presidenti Nishani dekretoi shkarkimin nga detyra e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, të zotit Edmond Haxhinasto, Ministrit të Punëve të Jashtme, zotit Edmond Panariti dhe Ministrit të Shëndetësisë, Vangjel Tavo. Gjithashtu, Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi shkarkimin nga detyra të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të zotit Aldo Bumçi. Presidenti Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e zotit Myqerem Tafaj, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës, emërimin e zotit Halim Kosova, Ministër i Shëndetësisë, emërimin e zotit Aldo Bumçi, Ministër i Punëve të Jashtme dhe emërimin e zotit Florian Mima, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Gjithashtu, Presidenti Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e zotit Visar Zhiti, Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Advertisement