Gwyneth vë në dietë Johansson

“Vajzat kanë bërë ushtime përditë me Tracy Anderson, instruktoren personale të Gwyneth. Scarlett këto kohë po qëndron edhe larg karbohidrateve”,- ka thënë një burim. Aktorja ka frikë se mos nga fiziku humbet rolet. “Ajo ka qenë gjithnjë e lumtur me linjat e saj, por së fundmi po ndjen presion për t’u dobësuar. E di që ka konkurencë të fortë nga aktore të reja, shumë të bukura, më të reja në moshë e sigurisht më të dobta se ajo”,- ka thënë një mik i Scarlett për revistën britanike Star. Më parë aktorja kish deklaruar se i pëlqente trupi i saj i plotë dhe se nuk kishte nevojë për dietë: ”Nuk kam nevojë të jem skilipece për të qenë sexy”,- ka thënë ajo. Me sa duket tani ka ndryshuar mendim.

Advertisement