Tiranë | PS prezanton programin për ekonominë

Partia Socialiste, gjatë një takimi me përfaqësues të qindra bizneseve nga mbarë vendi, ka prezantuar sot programin elektoral për biznesin, sistemin e taksave dhe punësimin. Gjatë prezantimit të kësaj platforme, kreu socialist Edi Rama u përqendrua në sistemin e taksave, për të cilin tha se do të ndryshojë me ardhjen në pushtet të së majtës. “Menjëherë pas ardhjes sonë në pushtet, do të ndryshojmë sistemin e taksimit, duke hequr barrën e taksës së sheshtë nga të ardhurat personale”, deklaroi Rama. Duke premtuar mbështetje për bizneset, ai tha se, “prioritet në punën tonë pas 23 Qershorit do të jetë çlirimi i biznesit nga gjithë hallkat dhe mekanizmat mbytës që kanë mbërthyer jo vetëm biznesin por edhe gjithë ekonominë, duke e sjellënë këtë situtaë kërcënuese edhe për të ardhmen”. Një tjetër pikë e fortë e programit që socialistët kanë hartuar për rilindjen e ekonomisë, është edhe ulja e nivelit të papunësisë. “Zotohem, tha lideri socilit, se do të hapim 300 mijë vende pune, gjë që do të realizohet vetëm nëpërmjet partneritetit me sipërmarrjen në mbarë vendin”. Rama gjithashtu tha se, “do të zhbëjmë çdo koncesion që nuk është në përputhje me ligjin dhe në interes të vendit, do të rishikojmë shitjen e HEC-eve për një copë bukë, sikurse do të mbështesim të gjitha kontratat koncesionare që janë bërë në respekt të ligjit”. Sipas Ramës, programi parshikon zhbërjen edhe të koncensionit e Llotarisë Kombëtare apo koncesionin për pullat fiskale, pasi, sipas tij, ka dhënë vetëm kosto dhe nuk ka sjellë asnjë përmirësim të menaxhimit të sistemit.

Advertisement