Tiranë | Kuvend: komuna Liqenas bëhet komuna Pustec

Kuvendi miratoi me 121 vota pro një ndryshim në ligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive vendore”, që lidhet me ndryshimin e emrit të komunës Liqenas, në Korçë, në emërtimin e saj të mëparshëm, Pustec. Ndonëse opozita, përmes deputetes Vasilika Hysi e konsideroi këtë ndryshim të emrit “për qëllime elektorale”, sërish e votoi draftin, i cili kërkonte shumicë të cilësuar. Kryetarja e Kuvendit ftoi edhe një herë deputetët e PS-së për votimin e tre ligjeve për marrjen e statusit, që kërkojnë shumicë të cilësuar. “Nuk votoni, nuk ju lejojnë të votoni”, iu drejtua Topalli deputetëve të majtë, në mbyllje të votimit të ligjeve të sotme në Kuvend.

Advertisement