Tiranë | Philip Reeker në Tiranë për zhvillimet e fundit

Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker, do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri. Gjatë vizitës dy ditore në Tiranë, Reeker do të takohet me krerët më të lartë të shtetit, me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha, me Ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Pritet që zhvillimet më të fundit në vend, si dhe zgjedhjet e 23 Qershorit, do të jenë në fokus të diskutimeve të zyrtarit të lartë amerikan i cili pritet të japë një deklaratë të rëndësishme për politikën shqiptare.

Advertisement