Nga kitara në aparatin fotografik, Bryan Adams ka kohë që është një fotograf i afirmuar dhe i vlerësuar… Një galeri arti në Dusseldorf i ka dedikuar një ekspozitë antologjike. Mes shkrepjeve të ekspozuara gjenden dhe ato të Monica Bellucci, Victoria Beckham e një P!nk gjysmë e zhveshur, foto të realizuara për revistën “ZOO” në vitin 2006. Nëse kurrë nuk i keni parë punët e Bryan Adam si fotograf ja tek keni një galeri me disa syresh. Ju pëlqen më shumë si këngëtar apo si fotograf? Apo ju pëlqen të shihni fotot e shkrepura prej tij nën tingujt e muzikës së realizuar po nga vetë ai? Një zgjedhje interesante apo jo?