Prokuroria dha sot pretencën për të pandehurit në procesin për ngjarjet e “21 janarit”. Në seancën e zhvilluar sot, prokuroria kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin me 23 vjet burg për ish -kreun e Gardës së Republikes, Ndrea Prendi dhe 25 vjet burg për ish- gardistin Agim Llupo, për akuzën e vrasjes gjatë demonstratës së opozitës në 21 janar 2011 para Kryeministrisë. Sikuse u deklarua në seancë nga prokuroi i çështjes, Prendi dhe Llupo kanë qëlluar me armë drejtpërsëdrejti mbi deminstruesit në 21 janar. Prokuroria u tërhoq nga akuza kundër shtetasit Margarit Kume, shoferi i ish- drejtuesit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi. Kume dyshohej për veprime që pengojnë zbulimin e të vertetës lidhur me ngjarjet e “21 janarit”. Në protestën e dhunshme të opozitës në 21 janar 2011 para selisë së Kryeministrisë, katër protestues humbën jetën, të vrarë me armë zjarri, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur, civilë dhe punonjës të rendit gjate perleshjeve mes tyre.