Është mësuar se vajzat do të kthehen në studio së bashku për të regjistruar një album të ri, që do të ketë veç materiale të reja. Edhe pse nuk dihet ende me ekzaktësi se si do të rrjedhin gjërat, të paktën është e sigurt se puna për këtë rikthim do të fillojë pasi Beyonce të ketë përfunduar turneun e saj për promovimin e albumit solistik “I Am. Sasha Fierce”.