P. Diddy akuzohet për vjedhje kënge

Një këngëtar shumë pak i njohur R&B pretendon se Diddy i ka vjedhur këngën për grupin Boyz N Da Hood, të cilët janë publikuar nga Bad Boys Records (shtëpia diskografike nën pronësinë e Diddy). Troy Hicks, emri i artit i të cilit është Rhythum, pretendon se kënga “Table Dance” e grupit Boyz N Da Hood është kopjuar nga kënga e tij “Private dancer” që është publikuar më parë nga etiketa Real Life Entertainment. Të shohim se si do të shkojë ligjërisht kjo çështje.

Advertisement