Shakira bëhet nënë

Shakira u bë nënë. Këngëtarja ka lindur djalin e saj nga Gerard Pique. Sipas raportimeve të revistës “People En Espanol” çifti e ka mirëpritur Milan Pique Mebarak në Barcelonë (Spanjë) dje (të marten, 22/01/2013). Një burim i afërt me çiftin kish zbuluar më parë për gazetën La Razon se çifti e kish planifikuar lindjen e foshnjës në mënyrë që babi Pique të ishte i pranishëm. Gjithashtu po i njëjti burim ka rrëfyer se këngëtarja kish kërkuar një ekip mjekësh tërësisht femëror për të asistuar në momentin e lindjes, të cilat kanë nënshkruar nga një marrëveshje konfidencialiteti. Shakira është e lidhur me futbollistin Gerard Pique që prej 2 vitesh dhe më parë ka deklaruar se kjo lidhje ishte gjëja më e mirë që i kish ndodhur në jetë. “Ky burrë është gjëja më e mirë që mund të më kish ndodhur në jetë. Dhe tani fëmija…”,- ka thënë këngëtarja.
Ne jemi shumë të lumtur për çiftin, familja e të cilëve u shtua me një krijesë të mrekullueshme. Ndoshta s’do të n’a lexojnë kurrë, por po u dërgojmë urime çiftit dhe të gjithë fansave shqiptarë të tyre. Me jetë të gjatë vogëlushi Milan!

Advertisement