Michelle Obama përqafon Mbretëreshën e Anglisë

Teksa shoqëronte të bashkëshortin për një vizitë formale në Buckingham Palace, Michelle ndërmori hapin e pazakontë: përqafoi mbretëreshën. Ky veprim është i palejueshëm në protokoll, megjithatë mbretëresha nuk u duk aspak e bezdisur, përkundrazi bëri të njëjtin veprim. Zonjat dukeshin se po bënin shaka me gjatësitë e tyre e teksa u përqafuan Zonja Obama i tha:” U kënaqa shumë në këtë takim”. Një burim ka rrëfyer për Daily Mail : ”Gjithçka ishte e jashtëzakonshme. Askush nuk mund t’i besonte syve. Në 57 vite, mbretëresha nuk është parë kurrë të bëjë një gjest të tillë, sepse është kundra protokollit t’a prekësh atë”. Me sa duket mbretëresha e Anglisë qenka fanse e familjes OBAMA.

Advertisement