Janë geta me dy ngjyra, pjesa e përparme ngjan si ato normalet, por pjesa nga prapa është e zezë dhe i jep një pamje shumë sexy këmbëve tuaja. Kjo pamje chic-klasike është fantastike dhe për efektin hollues të këmbëve. Ato duken më të dobta. Këto geta të Chanel kanë qenë pjesë e koleksionit vjeshtë/dimër 08 dhe janë shitur për një çmim prej 161 pound. Nëse ju pëlqejnë mund t’i gjeni edhe në version më ekonomik. Sigursht që nuk kanë logon e Chanel, por krijojnë të njëjtin efekt dhe ç’është më e rëndësishmja nuk i rëndojnë shumë financave ( çmimi 10 pound).