Tiranë | Sequi: KQZ të mos ndikohet nga ndërhyrjet politike

Etore-Sequi1-300x214

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi, tha për mediat se BE beson se Shqipëria meriton të ketë zgjedhjet të lira dhe të ndershme. “Në këndvështrimin e BE, KQZ duhet të mos ndikohet nga asnjë lloj presioni apo ndërhyrje politike. Prandaj ne kemi besim se në mënyrën e duhur dhe të shpejtë, KQZ, do të marrë të gjitha masat për përgatitjen e zgjedhjeve, që të ato të jenë të lira dhe të ndershme sipas standardeve të BE”.
Gjatë deklaratës së tij në përgjigje të interesimit të gazetarëve, në përfundim të seminarit për Lirinë e medias në Shqipëri, Sequi veçoi se “cilësia e zgjedhjeve është tepër e rëndësishme, për këtë arsye është e qartë se nuk flasim vetëm për ditën e zgjedhjeve por dhe për përgatitje që janë shumë të rëndësishme, prandaj mendojmë se përgatitja e zgjedhjeve është e rëndësihme për të mbarëvajtjene e tyre. Sequi shtoi gjithashtu se KQZ ka një rol kyç për përgatitjen e zgjedhjeve dhe për të siguruar mbarëvajtjene e tyre. “Kam takuar kohë më parë krytaren dhe nënkryetarin e KQZ dhe kam besim tek profesionalizmi i tyre. Është e qartë se vendimet e KQZ janë tejet të rëndësishme për proçesin”, tha ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi.

Advertisement