Një ishull i tërë për mua!

E vërtetë ose jo ky lajm mund të bëjë të lumtur shumë persona VIP. Blerja e një ishulli është maksimumi i luksit & chic. Imagjinoni pastaj nëse ky ishull ka lidhje me kujtime të caktuara vetjake… Meqë është afër Shqipërisë, të gjithë ju që s´doni t´ja dini për krizën dhe gjithnjë keni dashur të blini një ishull ja tek e keni një rast. Por cilët kanë qenë disa nga personazhet që e kanë një ishull në pronësi? Personazhet që kanë blerë më parë një ishull sigurisht që nuk mungojnë. Marlon Brando ka blerë një ishull në Tetiaroa, afër Tahitit. Leonardo DiCaprio një ambientalist i bindur ka preferuar Belize, një ishull pak më tepër se 3 kilometra me rërë të bardhë, palma arash kokosi dhe shkëmbinj të mrekullueshëm. Nicolas Cage i ka dhuruar vetes një ishull në ishujt Bahamas, sigurisht super i pajisur dhe me shumë luks. Kështu ka vepruar edhe Johnny Depp, më sensuali i “Piratëve të Karaibeve” që vendosi t’i dhurojë partneres Vanessa Paradis dhe fëmijëve oazin Little Hall’s Pond Cay me një çmim prej 3.5 milion $. Aty mund të shkohet vetëm me helikopter apo hidroplan.. Pas personazheve të famshëm sigurisht që vijnë njërëzit më të pasur dhe të fuqishëm të botës. Muhammar Ghedaffi është i interesuar të blejë ishullin Pianosa që ju përmendëm pak më sipër. Megjithatë për të gjithë personat që i kanë mundësitë financiare, ekzistojnë agjensi që prej disa vitesh kanë filluar të shesin ishuj të mëdhenj e të vegjël. Pozicionet e tyre gjeografike variojnë që nga Uganda, Brazili, Finlanda por edhe vende më të afërt si Siçilia. Më teknologjike dhe artificiale, por njësoj aq tërheqës janë ishujt artificialë që po ndërtohen në Dubai. Janë në ndërtim 300 të tillë dhe parë nga lart do të kenë formën e globit tokësor dhe do të kenë shëmbëlltyrën e kontinenteve. Sigurisht që konforti me 5 yje i ishujve artificialë që po ndërtohen në Dubai është tejet teknologjik. Ato do të furnizohen me energji elektrike nëpërmjet paneleve diellorë, furnizimi me ujë do të realizohet nëpërmjet impiantëve të ç’kripëzimit në gjendje të prodhojnë 100 mijë litra ujë në ditë. Transporti nga portet do të realizohet nga taxi-varka dhe për të fjetur të qetë, siguria do të garantohet nga policia që do të lëvizë nëpër ujëra me mini-nëndetëse. Sigurisht që luksi ka çmimin e tij. Këto ishuj variojnë nga 600 mijë deri në 4 milion Euro. Më pak fjalë lukse që jo çdokush ja lejon vetes.

Advertisement