Këngëtarja betohet se nuk e ka pasur në kuptimin negativ dhe se nuk ka dashur të ofendojë askënd me atë krahasim. “Nuk kisha si qëllim t’a mërzisja Lillyn. Unë thjesht thashë se isha një version më i dobët i Lilly Allen dhe më i shëndoshë i Amy WInehouse. Lilly është e dobët tani. Është shumë hot, duket shumë mirë”, ka thënë Katy për revistën “Heat”. Pamvarësisht shfajësimeve e sqarimeve, Lilly ishtë tërbuar me fjalët e koleges madje e kish kërcënuar se do t’i nxirrte numrin e celularit në internet.