Me një gjuhë të prerë ajo e fton të lërë fjalët që shkaktojnë përshtypje dhe të fillojë veprat për zgjidhjen e cështjes së emrit, që ndodhet në zemrën e marrëdhënieve dypalëshe dhe ka efekt negativ mbi to. Kjo është një përgjigje e saj, që i është dorëzuar Ministrisë së Jashtme maqedonase, ndaj një letre të dërguar prej zotit Milloshoski 11 ditë më parë në të cilën ai i propozonte palës greke nënshkrimin e një traktati të miqësisë midis dy vëndeve, krijimin e komisioneve dypalëshe për cështjet e historisë dhe arsimit dhe një marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve Shkup-Athinë. Historia është e njohur dhe nuk mund të bëhet objekt i negociatave dhe i komisioneve, është përgjigjja e Bakojanit, e cila thekson gjithashtu se ajo që kërkohet për të siguruar marrëdhëniet dypalëshe, nuk është gjë tjetër përvec respektimit në vepra të parimeve themelore të fqinjësisë së mirë, si edhe të neneve që ekzistojnë në marrëveshjen e ndërmjetme midis dy vëndeve.