Kjo lloj diete e çuditshme mund edhe të ulë presionin e gjakut si dhe kolesterolin në trup. Shkencëtarë nga Imperial College i Londrës krahasuan dietat e më tepër se dy mijë njerëzve nga vende të ndryshme të botës përfshirë Britaninë e Madhe, Japoninë dhe Amerikën. Gjysma e pjesëmarrësve në studim hanin më pak se gjashtë herë në ditë, ndërkohë që të tjerët hanin më tepër se gjashtë herë në ditë. Të gjithë pjesëmarrësit morrën të njëjtat kalori. Grupi i parë pati një presion gjaku më të lartë dhe ishin më të rëndë se ata që hanin më shpesh. Të ngrënët gjatë gjithë ditës do të thotë se parandalohet çlirimi i acideve yndyrore (të cilat shkaktojnë dhjamosjen e arterieve). Vaktet që konsumohen duhet të jenë deri në 300 kalori dhe të ngrënët e shpeshtë nuk duhet kurrsesi t’ju bëjë që të hani më tepër. “Rreziku nga kjo lloj rutine ushqimore është se të ngrënët më shpesh bëhet si një lloj “lejeje” për të konsumuar shumë kalori, që do të thotë më tepër yndyrna, sheqerna dhe kripë, gjëra të cilat do të eleminonin efektin pozitiv të të ngrënit shpesh”,- ka shpeguar Dr Susan Jebb. Një strategji mund të ishte psh. ndarja e vakteve kryesore në 2 pjesë dhe të ruani ëmbëlsirën për pjesën e konsumit mes vakteve.