Filmi do të dalë nëpër sallat e kinemave më 16 nëntor. Po flasim pikërisht për aktoren Keira Knightley, e cila është në qiellin e shtatë dhe këtë e ka reflektuar edhe gjatë intervistës së dhënë së fundmi për revistën Vogue. “Me suksesin që kisha arritur nuk mundesha të kisha një jetë jashtë punës, por më pas erdhi dashuria ime e vërtetë dhe gjithçka ndryshoi”,- ka pohuar aktorja. Diva e kinemasë ka pohuar se jeta e saj nuk ka qënë gjithmonë kaq e lumtur. Ajo ka treguar se në fillim të suksesit të saj, si për shembull kur interpretonte tek Piratët e Karaibeve, gjithçka ka qenë shumë e vështirë. E gjitha koha e saj i dedikohej vetëm filmit. Kështu së fundmi ajo ka vendosur që përveç punës, të cilën di t’a bëjë shumë mirë, të merret dhe me kuzhinën, të lexojë e mbi të gjitha të jetojë në Francë, larg paparacëve. Shumë mirë e bën Keira. Ndërkohë ne presim që të shijojmeë punën e saj më të fundit kinematografike. Më poshtë keni trailerin e filmit…