Midis tyre ka qënë dhe Victoria Beckham, e cila dukej tejet e impenjuar me koleksionin e saj Pranverë – Verë 2013, i cili është ekspozuar tashmë. Ajo vetë u shfaq e veshur me të zeza duke i shkuar për shtat koleksionit ku dominon e zeza. Nërkohë nënën nuk mund t’a linte vetëm vajza e vogël Harper, e cila u fotografua në krahët e të atit teksa mbante veshur një fustan të bardhë. Ajo është vetëm 14 muajshe, por ashtu siç pritej është një “little fashionista”.