Një prej emrave që garanton sukses në televizion, ka pësuar një krizë nervore, kjo të paktën sipas tabloidit “The Sun”. Arsyet kanë qenë të shumta, por midis tyre edicioni i dytë i “X Factor” në Amerikë duket se ka qenë më impenjativi. Një periudhë e gjatë e akumulimit të stresit e ka sjellë në këtë gjendje. Gjatë provave të X Factor, Simon pësoi një bllokim frymëmarrjeje, por mjekët e kuptuan menjëherë se për çfarë bëhej fjalë. Së fundmi ata nuk i lejojnë që ai të konsumojë as duhan dhe as qetësues mjekësorë.
Shërim të shpejtë Simon se ke dhe punë përpara…