Ajo ka pozuar nudo për kopertinën e revistës angleze duke shfaqur për të disatën herë sensualitetin e saj. Është shfaqur me buzë flakë të kuqe, me një vështrim magnetik dhe me duar që përpiqen të mbulojnë pjesët intime të trupit. 26 vjeçarja ka preferuar të veshë vetëm disa stoli të çmuara. Në fakt foto është komentuar shumë, por mesazhi ka qënë i qartë: “Nëse nuk ju pëlqej si këndoj, atëherë admironi trupin tim”. Kujtojmë që Lana del Rey publikoi në 2011-ën në internet këngën Video Games dhe që nga ai moment u bë menjëherë e njohur. E njohur, e rezervuar, e ndrojtur, e urryeshme, sido që të jetë kjo vajzë, ajo ka pozuar për herë të parë nudo, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë pozoi për Vogue, duke u shfaqur shumë e sofistikuar. Me sa duket këtë radhë vendosi të jetë një “vajzë e keqe”. Ja dhe kopertina e shumëpërfolur.