Kësaj here protagonisti kryesor është Jeremy Renner dhe jo Matt Damon. Një tjetër protagonist i filmit është dhe Edward Norton, i cili në film interpreton “të keqin” Ric Byer. Aktori gjatë një interviste ka pohuar se është i lumtur që merr pjesë në film dhe se ky kapitull ndoshta është më i mirë se tre të tjerët. Sipas tij, personazhet paraqiten më kompleks. Ai beson se filmi do të japë një mesazh pozitiv për të gjithë njerëzit të cilët shpesh bëjnë dhe gabime për të arritur atë që të duan: “në fund të fundit e rëndësishme është të bëjnë dhe të zgjedhin atë që dinë të bëjnë më mire”. Sikur s’na tha ndonjë gjë të re ky Edward. :p
Pak më poshtë keni edhe një video ku Norton flet për të qenurit pjesë e “The Bourne Legacy”. Nëse s’kuptoni anglisht, thërrisni për ndihmë ndonjë mik apo mikeshë. :p