Redford shfaqet në Venezia

Dhe pse 75 vjeç ai ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. I veshur me xhinse, xhaketë e kapelë të bardhë dhe një palë syze dielli, një nga figurat më të mëdha të kinematografisë botërore, mbërtheu pas vetes të gjithë të pranishmit. Ai do të prezantohet në këtë festival me filmin “The Company You Keep”, në të cilin jo vetëm është regjizor por edhe protagonist. Kastës së aktorëve në filmin e tij më të ri i janë bashkuar dhe emra si Susan Sarandon, Shia LaBeouf, Julie Christie, Sam Elliott, Jackie Evancho, Brendan Gleeson e Terrence Howard. Filmi është bazuar në romanin e Neal Gordon dhe ka si protagonist kryesor Jim Grant (interpretuar nga Redford), avokat i së drejtës civile, njëkohësisht dhe baba singëll i Isabelës. Jim vihet nën presionin e një gazetareje të re dhe ambicioze, e cila vendos të zbulojë identitetin e tij si një ish militant i Weather Underground, i kërkuar për vrasje. Kështu nis aventura e tij. I duhet të shëtisë nëpër të gjithë vendin në mënyrë që të vërtetojë pafajësinë. Për më shumë sigurisht që duhet të shohim filmin…